41 të lënduar nga shpërthimi i fuqishëm në Ferizaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një restorant në Ferizaj ka ndodhur një shpërthim i madh gjatë ditës së sotme. Si pasojë e tij, 41 persona kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore, teksa 11 janë dërguar për shërim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë. Në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë.

Lajmin për rritjen e numrit të të lënduarve, në 41, e ka konfirmuar për Gazetën Express, Major Qazim Reka.

“Mund të ju konfirmojmë se numri i të lënduarve ka shkuar në 41”, tha Reka.

Brenda restorantit dyshohet se ka shpërthyer një bombolë e gazit, ku përveç dhjetëra të lënduarve janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, nga Spitali i Feriajit kanë treguar për gjendjen e të lënduarve që kanë kërkuar trajtim në këtë spital.

Share This Article