43 të vdekur nga zjarri në një fabrikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë në Nju Delhi sot në mëngjes, duke shkaktuar vdekjen e 43 personave dhe plagosur disa të tjerë, raportoi policia.

“Shumica e personave që humbën jetën, ishin punëtorë që flinin në katet e sipërme të ndërtesës 4-katëshe, të vendosur në zonën Anaj Mandi të kryeqytetit të Indisë, në Dehli”, deklaroi zëdhënësi i policisë MS Randhawa.

“Mbi 60 persona janë nxjerrë jashtë, 43 prej tyre kanë vdekur kryesisht për shkak të thithjes së tymit toksik”, raportoi Randhawa, duke shtuar se,”rreth 15-20 persona po merrnin trajtim mjekësor në spitalet afër zonës”.

“E ashtuquajtura fabrikë, e cila në të vërtetë strehonte një grup punëtorësh në disa kate, shërbente për prodhimin e çantave të shkollës dhe të produkteve të tjera plastike, nuk plotësonte kushtet e nevojshme për sigurinë nga zjarri”, tha një zyrtar nga Departamenti i Zjarrit.

Share This Article