Ermir Lenjani rikthehet në Zvicër, këtë herë për llogari të FC Schaffhausen, që militon në ligën e dytë dhe mban vendin e fundit. 34-vjeçari luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe nuk është një emër i panjohur në Zvicër, pasi më herët ka qenë pjesë e Uinterthur, Grasshopers, St. Gallen dhe Sion.
Pas aventurës me Umraiyespor në Turqi, Lenjani tanimë do jetë pjesë e ligës së dytë në Zvicër, i prezantuar nga Admir Mehmeti, ish-sulmuesi që mban rolin e drejtorit sportiv.
“Ai është një profesionist i vërtetë dhe ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. Me të në ekip, në mund të shpresojmë se do të kemi dinamikë të lojës në krahun e majtë. Po ashtu, është lojtar me pëvojë të madhe”, ka thënë Mehmedi.
Lenjani do mbajë fanellën me numrin 33 te FC Schaffhauseni, ekip që zë vendin e fundit në Challenge League. 44 ndeshje me Kombëtaren kuqezi ka luajtur Lenjani.