Eva Dumani është shqiptarja më e fundit që doli gjallë nga Siria, por a do të mundë Shqipëria të tërheqë prej andej të gjitha gratë, fëmijët dhe burrat shqiptarë të identifikuar, disa pjesëmarrës në luftime dhe të tjerë si të strehuar në Alhol?
Nga listat që disponon Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Antiterrori raportohet se ende në Siri janë 44 shtetas shqiptarë, nga të cilët 10 burra janë në burg, 10 në territor, 24 janë gra e fëmijë prej tyre 7 gra dhe 17 fëmijë
Në Shqipëri janë riatdhesuar deri më tani 39 gra e fëmijë, që kishin ndjekur kryefamiljarët e indoktrinuar nga imamë të vetëshpallur të cilët propoganduan përfshirjen në ISIS.
Lista e të vrarëve në këto luftime është e gjatë mes tyre 30 burra që morën pjesë në luftime, 3 të vrarë nga bombardimet si edhe 15 gra e fëmijë prej të cilëve 7 fëmijë e 8 gra
Në Shqipëri drejtësia ka gjetur fajtorë nëntë persona që u dënuan për rekrutimin e shtetasve për qëllime terroriste si dhe propogandë për qëllime terroriste.
Rezulton se edhe pas riatdhesimit të tyre nga Siria, Prokuroria e Posaçme dhe më pas Gjykata dënuan 9 gra shqiptare të akuzuara për pjesëmarrje në organizatë terroriste.
Teksa janë dënuar me shërbim prove, hetimet mbeten të hapura për disa të tjerë./Top Channel/


