46 vjeçari i verbër arrin të ngjitet në Mont Everest

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zhang Hong, 46-vjeç ka arritur të “pushtoj” majën më të lartë në botë duke u ngjitur nga ana e Nepalit, dhe kështu është bërë njeriu i parë i verbër nga Azia dhe i treti në botë që u ngjit në Mont Everest.

“Pavarësisht nëse jeni invalid apo jo, pavarësisht që keni humbur të pamurit apo nuk keni këmbë e duar – nuk duhet të dorëzoheni. Gjithçka fshihet pas vullnetit që mund të arrini diçka që keni për synim”, ka thënë Hong, transmeton Telegrafi.

Siç raporton The Reuters, kinezi u ngjit në 8.849 metra lartësi gjatë 24 majit së bashku me tre udhërrëfyes, kurse në kampin e alpinistëve u kthye më 27 maj.

https://www.instagram.com/zhang_hong_blindmountaineer/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1a71d677-68f7-452e-82b1-8b984de925b8

I lindur në qytetin kinez Chungking në jugperëndim të Kinëz, Zhang si 21-vjeçar kishte humbur të pamurit për shkak të glaukomës.

E për të arritur dhe realizuar ëndrrën e tij e ka inspiruar Eric Vileheinmayer, alpinisti i verbër amerikan që u ngjitej në Everest në vitin 2001. Zhang filloi të trajnohet nën udhëheqjen e udhërrëfyesit Kiang Zee.

Kujtojmë që Nepali në prill ka hapur sërish Mont Everestin për të huajt, pasi që vitin e kaluar ishte mbyllur për shkak të pandemisë COVID-19.

“Kam qenë shumë i frikësuar sepse nuk shihja ku po shkeli, dhe nuk e dija të kontrolloja baraspeshimin dhe rrezikohesha shpesh të rrëzohem”, ka shtuar Zhang. 

Share This Article