49 mln euro fluturim me avion luksoz? Kritika ndaj David Cameron

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Opinioni publik ka kritikuar ashpër Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron për marrjen me qira të një avioni luksoz si pjesë e turneut të tij 8-ditor në Azi që thuhet se ka kushtuar plot 49 milionë euro.

“The Guardian” shkruan se kundërshtarët e ish-kryeministrit britanik e akuzojnë atë se dëshiron të udhëtojë si mbret, duke i ngarkuar taksapaguesit britanikë me një kosto të madhe. Cameron udhëtoi me këtë avion të përshkruar nga tabloidi “The Mirror” si një nga avionët privatë luksozë më të mirë që mund të blihen për një udhëtim diplomatik.

“Union Aviation”, kompania që ka këtë avionin, shpjegon në faqen e saj të internetit se ka kuzhinierë dhe ekspertë për të ndihmuar me përzgjedhjen e verës dhe menusë më të mirë për pasagjerët.

Vitin e kaluar, paraardhësi i Cameron, James Cleverly, u kritikua për një faturë të kripur kur përdori të njëjtin lloj avioni për një turne 8-ditor në Karaibe dhe Amerikën Latine.

Share This Article