5 burra përdhunojnë 11 vjeçaren/ Ngjarja e rëndë në Prishtinë, kapen dy nga autorët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Kosovë pasi 5 burra dyshohet se kanë akuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, vetëm 11 vjeç, për disa orë rresht.

E mitura ka bërë një kallëzim penal të ndaj të dyshuarve mbrëmjen e së shtunës, por vetëm dy prej tyre kanë rënë në prangat e policisë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lënë nga një muaj paraburgim dy të arrestuarit, ndërkohë që policia është në kërkim të të dyshuarve të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës në Prishtinë dhe sipas dyshimeve, një nga pesë të dyshuarit, është i mitur, i cili ka rënë tanimë në pranga.

Ngjarja është dënuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e vë theksin tek fakti se e mitura ishte 11-vjeçare.

“Tronditës akti çnjerëzor i dhunimit seksual të të miturës 11 vjeçe. Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për autortët. Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër, sidomos kur viktimat janë fëmijët”, shkruan Osmani.

Share This Article