Alice Taylor, gazetare britanike që jeton prej disa vitesh në Shqipëri, ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për fenomenin e tradhtisë dhe ndau edhe histori personale pas ndarjes së saj.
Sipas saj, tradhtia në Shqipëri lidhet me faktin që burrat shpesh e mbivlerësojnë veten, ndërsa gratë, për shkak të turpit dhe traditave shoqërore, zgjedhin ta fshehin tradhtinë dhe të mbajnë martesën, edhe kur nuk janë të lumtura.
Ajo u shpreh se menjëherë pas divorcit, 5 burra të martuar i kanë shkruar menjëherë për takim, tre prej të cilëve mbanin foto në profil së bashku me gratë dhe fëmijët.
Blendi Salaj: Ti ngre këtë çështje. 5 burra të ndryshëm që të ofrojnë një takim. Ajo që të bën përshtypje është që të pestë janë të martuar, tre prej të cilëve kanë edhe gratë dhe fëmijët në fotot e tyre të profilit në rrjetet sociale dhe pa asnjë lloj turpi të ofrohen për “dashni”.
Alice Taylor: Njërin e pyeta “A je i martuar?” dhe ai më tha “Po”. Më tha se kishte një marrëveshje me gruan. Kanë një marrëdhënie të hapur, por vetëm për burrin.




