5 komplotet që tronditën botën, presidentët e vrarë ndër vite, nga Lincoln tek Kennedy

albnews
By
5 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dosja.al ka bërë një përmbledhje të vrasjes së 5 Presidentëve të SHBA-së, ngjarje të cilat tronditën botën.  

Vrasja e Presidentit të Haitit Jovenel Moïse natën e kaluar tronditi jo vetëm ishullin në amerikën jugore, por edhe gjithë botën. Por kjo nuk është hera e parë që një President është vrarë në krye të detyrës. Dosja.al ka bërë një përmbledhje të vrasjes së 5 Presidentëve të SHBA-së, ngjarje të cilat tronditën botën.  

I pari president i SHBA që është vrarë është Abraham Lincoln, presidenti i 16.

Ai u qëllua nga aktori John Wilkes Booth më 14 prill 1865 ndërsa ishte duke shikuar Our American Cousin në Teatrin e Fordit, Uashington D.C.. Ai qëllua me plumb në kokë dhe ndërroi jetë të nesërmen. Vrasja ishte pjesë e një komploti që vinte në fund të Luftës Civile Amerikane, që mendohej se kishte si synim ringjalljen e Konfederatës duke ekzekutuar zyrtarët më të lartë të SHBA-ve. Komplotistët Lewis Powell dhe David Herold u caktuan të vrisnin Sekretarin e Shtetit William H. Seward, dhe George Atzerodt ishte ngarkuar me detyrën e vrasjes së Zëvendës Presidentit Andrew Johnson. Përtej vdekjes së Lincoln, komploti dështoi: Seward u plagos vetëm dhe sulmuesi i mundshëm i Johnson-it humbi nervin. Pas një arratisjeje fillestare dramatike, Booth u vra në kulmin e një komploti 12-ditore. Poëell, Herold, Atzerodt dhe Mary Surratt u varën më vonë për rolet e tyre në komplot.
 

James A. Garfield, Presidenti i dytë amerikan që u ekzekutua.

Ai u qëllua me armë nga Charles J. Guiteau më 2 korrik të vitit 1881, ndërkohë që humbi jetën 11 javë më vonë më 19 shtator të 1881-shit. Garfield kishte planifikuar të largohej nga Uashingtoni më 2 korrik 1881, për pushimet e tij verore, dhe po atë ditë, Guiteau qëndroi në pritje të presidentit në stacionin hekurudhor Baltimore dhe Potomac, ku dhe e qëlloi atë, apo kaloi aty. Atentati erdhi 4 muaj pas zgjedhjes së tij si president dhe shkaku dyshohet se kishte të bënte një hakmarrje imagjinare për një borxh politik që presidenti i kishte autorit. 

William McKinley është Presidenti i tretë amerikan që u vra më 6 shtator 1901.

Ai u qëllua brenda tempullit të muzikës në bazën e Ekspozitës Panamerikane në Neë York. McKinley po shtrëngonte duart me publikun kur anarkisti polako-amerikan Leon Czolgosz e qëlloi atë. Presidenti vdiq tetë ditë më vonë në 14 shtator nga gangrena e shkaktuar nga plagët e plumbit. 

Warren G. Harding, Presidenti i katërt amerikan që është vrarë, i cili vdiq nga një sulm i papritur në zemër në apartamentin e tij në San Francisko, më 2 gusht 1923.

Vdekja e tij çoi shpejt në teori se ai ishte helmuar ose ishte vetëvrarë. Thashethemet e helmimit u nxitën, pjesërisht, nga një libër i quajtur Vdekja e Çuditshme e Presidentit Harding nga detektivi privat Gaston Means , i cili deklaroi se zonja e parë Florence Hardinge kishte helmuar burrin e saj pasi mësoi për tradhëtinë e tij. Refuzimi i zonjës Harding për të bërë autopsinë e Presidentit Harding vetëm sa i shtoi spekulimet. 

Sigurisht që vrasja më e rëndë dhe më shokuese në histori është ajo e ekzekutimit të John F.Kennedy.

Ai u vra më 22 nëntor 1963, në Dallas, Texas, ku u qëllua për vdekje nga Lee Harvey Osëald , i cili gjuajti tre të shtëna nga një dritare e katit të gjashtë në Shkollën e Teksasit në 12:30 pasdite, ndërkohë që në atë moment autokolona presidenciale kaloi nëpër Dealey Plaza. Pas sulmit autokolona e Presidentit nxitoi për në spital, në mënyrë që Presidenti të merrte ndihmën e shpejt, por fatkeqësisht ai humbi jetën nga plagët e marra. Shkaku i vrasjes dyshohet se lidhet me kundërshtimit e tij ndaj luftës në Vietnam dhe kompleksit ushtarako-industrial.

Share This Article