5 orët në SPAK apo lufta e brendshme në PS, pse Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka dorëzuar sot mandatin e deputetit, vendim ky që vjen dy ditë pas paraqitjes së tij në SPAK ku qëndroi për 5 orë.

Arsyet e lënies së mandatit të tij janë të paqarta, por sipas saj një nga arsyet mund të jetë lufta e brendshme në PS.

“Arsyet e lënies së mandatit ende janë të pashpjeguara, ende nuk dihen, pavarësisht insistimit pse Çyrbja la mandatin e deputetit kur janë vetëm pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme. Çyrbja do të duhej të garonte në listën e hapur se ka dy mandate deputeti.

Përveç punës së drejtësisë ku nuk dihet se çka ndodhur për 5 orë, pasi Çyrbja ka qëndruar për mbi 5 orë. Nga ana tjetër lufta e brendshme e PS në zonën e Durrësit mund të ketë shërbyer për këtë vendim të tij”.

Çyrbja është i treti deputet i Partisë Socialiste që ka lënë mandatin e deputetit në Qarkun e Durrësit, pas Lefter Kokës dhe Rrahman Rrajës. Zëvendësuesi i tij do të jetë Erjon Meka.

Share This Article