Një 5-vjeçar ka vrarë vëllanë e tij 12 vjeç duke e qëlluar me një armë të braktisur, që e gjeti në pyllin përpara shtëpisë së tyre.
5-vjeçari u tha zyrtarëve se ai gjeti armën dhe duke menduar se ishte një lodër, qëlloi aksidentalisht vëllain e tij në gjoks, tha departamenti i policisë në Griffin, Georgia, në një njoftim për lajmet. Vëllai i tij u transportua në një spital, ku vdiq nga plagët e marra.
Po atë ditë, policia e Griffin u shpreh se disa oficerë ishin përjekur të ndalonin 3 kriminela afër shtëpisë së tyre, të cilën kishin dalë nga automjeti dhe ishin zhdukur.
“Fëmijët ishin duke luajtur paqësisht në oborrin e shtëpisë në trampolinë”, tha fqinji Tom Whitehead, i cili ka një dyqan automjetesh para shtëpisë së tyre, për CNN.
“I vogli gjeti një armë, kthehet, mendon se po luan, thotë “bang bang”, ndërkohë i vëllai u shtri në tokë”.
Policia po kërkon personin që dyshohet se ka braktisur armën. Arma dhe veshja e 12-vjeçarit do të dërgohen në Laboratorin e Krimeve për analiza për të përcaktuar më tej se kush e ka poseduar dhe prekur armën.