50 kilometra shteg për ecje në Parkun e Llogorasë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ecja në natyrë është aktiviteti kryesor në Parkun Kombëtar Llogora, ku janë markuar 9 shtigje, rreth 50 kilometër gjithsej, të aksesueshme për të gjitha grupmoshat.

Duke ndarë foto nga Llogoraja, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se “një nga shtigjet kryesore është ‘Qafa e Çezarit-Burimi i Ponaçes’”.

“Shtegu i Çezarit është krijuar si shteg i cili lidh së bashku Parkun Kombëtar Llogora, Parkun Natyror Karaburun dhe Monumentin e Natyrës Delta e Përroit të Palasës. Ky shteg ndërthur dimensionin natyror me atë kulturor dhe risjell një nga ngjarjet historike më të përmendura për periudhën antike”, tha Klosi./ATSH/

Share This Article