50 mijë pemë të prera për vilën luksoze të Erdoganit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reagime të shumta kanë shkaktuar fotografitë nga pallati veror i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Marmara, në një kohë kur vendi po kalon krizë ekonomike.

Sipas medieve turke, mësohet se pallati ka sipërfaqe 85.000 metra katrorë dhe përbëhet nga 300 dhoma në total, me pishinë dhe plazh privat.

(Foto) 50 mijë  pemë të prera për vilën luksoze të

Ndërtimi i pallatit ka përfunduar në vitin 2019 dhe sipas gazetës “Sozcu” godina është pajisur me dhoma për takime politike, nëse ndodh diçka urgjente  dhe Erdogan nuk ka luksin e kohës për tu zhvendosur në Ankara.

(Foto) 50 mijë  pemë të prera për vilën luksoze të

Projektin madhështor është kritikuar nga opozita dhe organizatat mjedisore, jo vetëm për koston e lartë të pallatit rreth 85.6 milionë dollarë, por për shkatërrimin e mjedisit, pasi rreth u prenë rreth 50,000 pemë për të një rrugë prej 17 kilometrash, e  cila të çon te vila luksoze e Erdoganit.

Mësohet se arkitekti i pallatit është Şefik Birkiye, i cili publikoi në Tëitter pamje nga pallati i presidentit turk.

(Foto) 50 mijë  pemë të prera për vilën luksoze të

Share This Article