50 për qind e punëtorëve të Facebookut do të punojnë nga shtëpia gjatë dekadës së ardhshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Punëtorët e Facebookut do të punojnë nga shtëpia të paktën deri në fund të këtij viti.

Kompania ka ndryshuar planet për t’i sjellë ata në zyra për shkak të shqetësimeve në rritje për variantin Delta të COVID-19.

Rrjeti sociale kishte thënë se në muajin shtator do të hapte zyrat në 50 për qind të kapacitetit, por tashmë ky plan ka ndryshuar.

Facebook pushtoi titujt e lajmeve në fillim të vitit 2020 duke u bërë ndër kompanitë e para që mbyllën zyrat dhe nisi punën në distancë. Kompania tha se për t’u rikthyer punëtorët duhet të jenë të vaksinuar ndaj COVID-19.

Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg është shprehur se 50 për qind e fuqisë punëtore të kompanisë do të punojë nga shtëpi në 10 vitet e ardhshme.

Share This Article