50 persona të infektuar me Omicron në Norvegji, të gjithë ishin në një ndejë fundviti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 50 persona në kryeqytetin norvegjez të Oslos janë infektuar me variantin Omicron të COVID-19.

Rastet janë të lidhura me festën e fundit të Krishtlindjeve të një kompanie, e cila u zhvillua në një restorant, kanë bërë të ditur zyrtarët e qytetit.

Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik ka thënë se të prekurit jetojnë në Oslo dhe komunat përreth, por shtoi se kishte “mbulim të lartë vaksinimi” në grup.

Po bëhen përpjekje për të gjurmuar kontaktet e të infektuarve, derisa vizitorëve në dy restorante në qytet po u kërkohet të testohen.

Varianti Omicron është zbuluar disa ditë më parë në Afrikë të Jugut. Ky variant ka ngjallur shqetësim të madh tek shumë shtete të botës, të cilat kanë marrë masa ndaj udhëtarëve që vijnë nga shtetet e Afrikës së Jugut e po ashtu kanë forcuar masat anti-COVID në përgjithësi.

Share This Article