50-shekullore/ Pema më e vjetër në Mbretërinë e Bashkuar

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Supozohet se aftësia e pemës për të jetuar për kaq shumë vite mund të jetë për shkak të klimës me shi dhe numrit të madh të ditëve të vrenjtura në Uells

Një bërshen 50-shekullor në Swansea të Uellsit tërheq vëmendjen si pema më e lashtë në Mbretërinë e Bashkuar.

Pema, e cila gjendet në varrezën e kishës së St Cynog në fshatin Llangernyw, ka ekzistuar që nga epoka e hershme e bronzit.

Edhe pse ekspertët nuk mund të japin një numër të saktë, pema vlerësohet të jetë midis 4.000 dhe 5.000-vjeçare.

Pema, e cila është ndarë më dysh në një periudhë të panjohur, është nën mbrojtje. Me një trung prej 6 metrash dhe tjetrin 12 metra, bërsheni në fjalë njihet edhe si pema më e vjetër në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndonëse dihet se bërsheni mund të jetojë deri në 600 vjet, nuk mendohet të ekzistojë një pemë tjetër e tillë kaq e vjetër.

Supozohet se aftësia e pemës për të jetuar për kaq shumë vite mund të jetë për shkak të klimës me shi dhe numrit të madh të ditëve të vrenjtura në Uells.

Bërshenjtë shihen shpesh në oborret e kishave në Evropë.

– Bërshenjtë, pemë të shenjta për keltët

Duke pasur një rëndësi të madhe kulturore në epokën parakristiane, drunjtë e bërshenit besoheshin të ishin të shenjta.

Bërshenjtë konsideroheshin se simbolizonin jetën e përjetshme, pasi ato ishin gjithmonë të gjelbra dhe degët e tyre të rrëzuara mund të lëshonin rrënjë.

Besohej se pemët mund të ndihmonin druidët, klerikët e besimeve politeiste kelte, për të mbledhur shpirtrat dhe për t’u lidhur ato me botën tjetër.

Mendohej se këto pemë kishin edhe fuqi magjike, pasi lëshojnë një gaz të quajtur taksinë, i cili shkakton halucinacione në mot të nxehtë.

Pemët e bërshenit asocoheshin me vdekjen në Romën, Greqinë dhe Egjiptin e lashtë, për shkak të gjetheve të tyre helmuese dhe kokrrave të kuqe.

Me kalimin e kohës, pema u bë gjithashtu një simbol i fuqishëm i krishterë. Për shkak të jetëgjatësisë së tij dhe mosderdhjes së gjetheve, pema filloi të simbolizonte ringjalljen e Isait (Jezusit).

Share This Article