• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
50 vjetori i tragjedisë në naftën shqiptare që mbeti në histori

50 vjetori i tragjedisë në naftën shqiptare që mbeti në histori

by albnews
10 March, 2025
in Albania
0
46
VIEWS

Nga Hazbi M. Shehu*

Muaji mars erdhi dhe bashkë me të nuk mungojn kujtimet e hidhura të vitit famëkeq 1974. Kur të gjithë ne prisnim fillimin e pranverës, me atë ngrohtësinë e saj të ëmbël, dhe me lulet e saja shumëngjyreshe karakteristike, si zakonisht, ndërsa ajo jo vetëm që nuk erdhi, por dimri vazhdoj të zgjatej duke u bërë një “Dimër më i Egërsuar”.?!

Në sallën e madhe të qytetit të naftëtarëve, Patos, në një ditë të ftohtë, u mblodhën nga të gjitha ndërmarjet, përfaqësues të naftëtarëve dhe i deleguari i Komitetit Qendror të Partisë lexoi letrën që udhëheqësi i partisë dhe i popullit, shoku Enver Hoxha, ja drejtonte gjithë naftëtarëve. Shok të nderuar naftëtarë! Në naftë ka sabotim dhe vazhdoi të lexonte emërat: Lipe Nashi – Drejtori i Përgjithshëm i Naftës, Beqir Alia – Drejtori Institutit Gjeologjik të Kërkimeve të Naftës, Protoko Murataj – Shefi Sektorit të Gjeologjisë në Institut, Koҫo Plaku – Shefi Kabinetit të Projektimit të Puseve dhe vazhdoi më tej me bashkëkolegët e tij: Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Thanas Nasto, etj., të cilët u shpallën grup sabotatorësh në naftë, armiq të partisë dhe të popullit. Midis të tjerave ai lexoi se, që nga ky moment këta shkarkohen nga detyrat shtetërore përkatëse, si dhe shpallen sabotatorë dhe armiq të partisë.

Kjo “bombë”, që shpërtheu papritur, goditi rëndë dhe tronditi të gjithë pjesëmarrësitë e konferencës në atë sallë të mbushur plotë, ku midis dhe përkrah tyre qëndronin këta fakirë, “armiqë” të rrezikshëm të partisë që me punën e tyre shkencore kishin kryer sabotim të rëndë, në sektorin e kërkim – prodhimit të naftës. Në moment të gjithë i pllakosi heshtja! Mirëpo, aty – këtu, të shpërndarë në sallë, u dëgjuan disa zëra servilash: Të gjithë emërat, që u lexuan në letrën e shokut Enver të arrestohen! Por menjëherë, u dëgjua zëri i të deleguarit të Komitetit Qendror të Partisë, i cili theksoi se, partia është “zemër gjërë” dhe do t’ju japi dorën. Naftëtarët dolën nga kjo konferencë mjaftë të tronditur, të frikësuar dhe të ҫakorduar, për atë ҫ’farë dëgjuan dhe panë me syt e tyre në atë sallë, ku deri në atë kohë, kishin dëgjuar dhe duartrokitur, vetëm për sukseset e arritura në zbulimin e vendburimeve të reja, si dhe në realizimin e planeve në nxjerrjen e naftës dhe gazit!

Lind pyetja se kush ishin këta dhe përse duhet të sabotatonin? Të gjithë emërat e përmendur në atë letër ishin shkencëtarët e Arit Zi, ishin komunistë apo rridhnin nga familje komunistësh, ku disa prej tyre kishin qenë partizan në Luftën Nacional Çlirimtare, bile disa kishin qenë edhe komandantë apo komisarë, pra kishin luftur heroikisht kundër pushtuesitë nazi – fashist.! Atëherë, përse ata duhet të futeshin në këtë rrugë të gabuar dhe tepër të rrezikshme për jetën dhe familjet e tyre, të sabotonin dhe të shkatërronin atë pushtet që e fituan me gjak?, ndërkohë që ata gëzonin respektin e popullit dhe të gjitha privilegjet si veteranë të luftës, ishin shkolluar jashtë shtetit në universitetet më me emër, punonin në një sektor shkencor të një rëndësie të veҫantë, të Institutit Gjeologjik të Naftës, ku disa prej tyre ishin drejtues kryesor në atë sektor, specialistë me reputacion. Për shkollimin, punën e tyre shkencore dhe rezultatet që kishin arritur në zbulimin e vendburimeve të naftës, gazit apo në nxjerrjen e tyre, disa kishin mbrojtur gradat shkencore dhe ishin dekoruar me vendim të Kuvendit Popullor!

Kolegët e mi të punës Koҫo Plaku, Milito Gjikopulli, Thanas Nasto, etj., e kishin të pamundur të sabotonin edhe nëse donin, sepse në ҫdo grup studimi, për projektimin e puseve, punonin 3 – 4 specialistë gjeolog, pa përmëndur këtu specialistët e fushave tjera të gjeologjisë. Ne debatonim gjatë midis nesh me argumenta shkencore, që bazoheshin në të dhënat faktike, të cilat gjithmonë ju bashkëngjiten studimeve dhe disa prej tyre janë produkte të interpretuara nga kabinetet e tjerë të specializuar. Kushdo specialist që i lexon ato, se ka të vështirë që të interpretoj ose të vlerësoj cilësinë e tyre, si dhe të debatoj për të krorigjuar interpretimin e autorëve të studimit. Prandaj nuk ishte e lehtë të gënjeje apo të manipuloje ato të dhëna faktike gjeologjike për të bërë një interpretim të gabuar sepse ҫdo gjë ishte kolegjiale.

Nuk mund të shpikje apo krijoje të dhëna faktike të rreme sepse në studime kërkohen fakte konkrete dhe argumenta shkencore profesionale. Pastaj projektimi i puseve diskutohej dhe kalonte për t’u mbrojtur në disa instanca apo hallka kryesore, disa shkencore dhe po kaq të rëndësishme, ku merrnin pjesë kryesisht anëtarë me eksperiencë pune, siҫ ishin autorët e studimit. Pra, studimet gjeologjike projektuese diskutoheshin në kabinete, kështu që u duhej të gënjenin apo manipulonin gjithë gjeologët e tij, kjo ishte e pamundur!? Pastaj grupi i punës duhej të mbronte projektin në Këshillin Shkencor të Institutit, në ministrinë përkatëse, etj. Pra, duhej të kaloheshin gjithë këto hallka deri sa të merrej vendimi për të zbatuar një projekt gjeologjik për të shpuar një pus kërkimi, konturimi apo vlerësimi!, dhe atëherë ishte e mundur që të gënjëje apo manipuloje të gjithë këto instnca? Pra, sabotimi i qëllimshëm ka qënë i pamundur dhe përgjegjësia e ҫdo projektimi kalonte përtej grupit që kryente studimin!

Përveҫ argumentave të përmëndur më sipër unë i njihja mirë ata, kolegët e mi, sepse bashkë punonim, studionim dhe projektonim. Ata e kishin pasion gjeologjinë, punonin me dëshirë dhe me këmbëngulje për kërkimin dhe zbulimin e vendburimeve të reja të naftës dhe gazit. Njohja prej vitesh me ta, më ka krijuar bindjen e specialistëve të ndershëm dhe të devotshëm në punimet gjeologjike, të cilët e dashuronin profesionin.

Duhet të theksoj se disa muaj para arrestimit, ata u dekoruan heronjë të punës socialiste, me urdhër pune, me ҫmime republike. Duhet përmëndur se në vitin 1975, me zbulimin e disa vendburimeve, që ishin kryesisht kontribut direkt i studimeve gjeologjike të tyre, prodhimi i naftës bruto arriti në 2,25 milion tonë. Pra, ky rezultat i takon dhe atyre, që drejtonin studimet dhe punimet për kërkim – zbulimin e vendburimeve të reja të naftës dhe gazit.

Të nderuar koleg, Ju punuat me pasion dhe dinjitet në profesionin e vështirë por të nderuar të gjeologut naftëtarë, bëtë saktrifica të mëdha dhe të panumërta, në kohë shumë të vështira dhe të rrezikshme për Ju dhe familjet Tuaja, pasojat e së cilës Ju i vuajtët rëndë personalisht dhe familiarisht. Krijuat pasuri natyrore nëntokësore me vlera monetare marramëndëse, i vutë ato në shfrytëzim, në shërbim të ekonomisë kombëtare dhe të popullit tonë “në emër të të cilit Ju u arrestuat dhe u dënuat, dikush me jetë dhe dikush me burg”! Por për ne kolegët Tuaj të ndershëm, Ju jeni të pavdekshëm, sa herë që ju kujtojm, aq herë na shfaqeni si në ëndërr Ju para syve tanë, “vazhdojm të diskutojm dhe debatojm midis nesh – sigurishtë për gjeologjinë dhe naftën”, aq herë n’a shfaqen diskutimet e gjata shkencore profesionale të përditëshme që bënim midis nesh – në fushë me ҫekiҫ, me busullë, me blloqe dhe laps në dorë apo në zyrë – për problemet e gjeologjisë, tektonikës, formën e strukturave, rezervuarin naftëgazmbajtës, kurtheve ku nafta n’a ishte fshehur dhe ku do t’a shponim pusin për t’a zbuluar dhe nxjerrë atë në sipërfaqe, etj., etj., Ju, për një pjesë nga ne kolegët që ju njohëm sepse n’a bashkoi shkolla, profesioni dhe puna, jeni heronjë të heshtur, ndërsa për pushtetin e asaj periudhe ju ishit “armiqë të partisë dhe të popullit”, të tillë mbetët dhe të tillë do të qëndroni derisa në vendin tonë të fitoj demokracia e vërtetë! Ju jeni cilësuar si “Grupi Armiqësor” në Naftë!

Të gjithë jemi dëshmitar se ishin pikërisht të ardhurat nga nafta dhe gazi ato që zhvilluan ekonominë dhe nxorën e vendin tonë nga prapambetja. Jo rastësisht u bë masive parualla: NAFTA ÇAN BLLOKADËN. Të ardhuratë nga pasuritë natyrore përbënin peshën kryesore në buxhetin e shtetit. Është për të ardhur keq që specialistët që drejtuan, studiuan, zbuluan naftën, që siguronte të ardhura kolosale, sot ndodhen të varrosur, ndonjëri nuk ka as varr për t’i ҫuar një tufë lule, disa janë të sëmurë në spitale me sëmundje profesionale apo ndodhen në migrim jashtë atëdheut, për të siguruar bukën e gojës.

Ja vlenë të theksojm me të madhe se, ҫ’farë u bë me gjithë ato pasuri natyrore minerare që u zbuluan në rreth 5 dekada, nga armata e naftëtarëve dhe minatorëve? E gjitha po shkatërrohet nga shfrytëzimi barbar, pa kritere teknike të studiuara shkencërisht, vetëm dhe vetëm për të mbushur xhepat e konҫesionarëve oligarkë të politikës që po drejton këtë vend në gjithë këtë periudhë të gjatë tranzicioni. Po në këto 35 vjet “demokraci” sa janë të ardhurat nga nafta, gazi, bitumi, kromi, bakri, hekur – nikeli, etj. etj.?, ZERO. Kush mbanë përgjegjësi për këtë shkatërrim dhe grabitje masive të gjithë kësaj pasurie natyrore të pazëvëndësueshme? Asnjëri, asnjë institucion shtetëror, ligj vënës apo ligj zbatues deri tek Presidenti Republikës, të gjithë heshtin, sikur s’ka ndodhur gjë! Ç’farë nënkupton kjo? ҫ’farë shije lë kjo sjellje e tyre në opinionin publik? Konҫesionarët që kanë uzurpuar këto pasuri dhe po i shkatërrojn janë mbi shtetin dhe institucionet e tij apo e kundërta apo bashkëpunojn ngusht midis tyre? Mos harroni zotërinj, kjo është pasuri e popullit, e zbuluar me gjak, me sakrifica nga ne naftëtarët dhe minatorët nën drejtimin e specialistëve tanë.

Eh, . . . pra, ҫ’fituan ata me gjithë atë punë që bënë me plotë vuajtje dhe sakrifica, larg familjeve dhe njerzëve të tyre të dashur?, asgjë!, vetëm dy lopata dhe, me familje të persekutuara dhe emërat që i kanë vënë disa rrugëve në rrethin e Fierit. Edhe sot familja e Koҫo Plakut dhe Milto Gjikopullit, akoma nuk e din se ku janë varrosur të dashuritë e tyre, që t’i kujtojm për punën që bënë dhe familja ti qajë! Unë kolegu dhe shoku i tyre i punës, sa të jemë gjallë do të shkruaj për t’i kujtuar me mallë për punën dhe sakrificat e tyre në zbulimin e vendburimeve të reja të naftës dhe gazit. Lavdi dhe përjetësi kujtimit të tyre. Për aktivitetin dhe në përkujtim të tyre, si dhe sakrificat e gjithë naftëtarëve duhet shkruar historia dhe duhet ngritur një muze kombëtar!

*Inxh. gjeolog nafte, bashkëpunëtor i vjetër shkencor, Prof. Doktor i Shkencave Gjeologjike. Ish- shef në kabinetin e perspektivës për kërkimin e naftës. Instituti Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike të Naftës, Fier

Previous Post

Kujt i përket koka e madhe prej betoni në qendër të Tiranës?

Next Post

Çdo të ndodhë me TikTok? Trump: Jemi në bisedime me 4 grupe që duan ta blejnë

albnews

albnews

Related Posts

Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD
Albania

Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

12 May, 2025
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi
Albania

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet
Albania

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Next Post
Çdo të ndodhë me TikTok? Trump: Jemi në bisedime me 4 grupe që duan ta blejnë

Çdo të ndodhë me TikTok? Trump: Jemi në bisedime me 4 grupe që duan ta blejnë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025
Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4680 shares
    Share 1872 Tweet 1170
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2385 shares
    Share 954 Tweet 596
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1860 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1694 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM