50000 bileta falas për ta vizituar Japoninë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompania ajrore “Japan Airlines” do të dhurojë 50000 bileta kthyese për turistët e huaj, që do të vizitojnë Japoninë në verën e vitit 2020.

Kompania ajrore njoftoi se do të sigurohen 50000 bileta për fluturime nga aeroporti ”Haneda” (Tokio) dhe aeroportet ”Kansai” dhe ”Itami” (Osaka) për turistët e huaj, të cilët do të vizitojnë vendin mes 1 korrikut dhe 30 shtatorit, lajmëroi agjencia e lajmeve Kyodo.

Kompania, e organizuar në bashkëpunim me Agjencinë për Turizëm të Japonisë, ka për qëllim që të huajve të cilët do të vizitojnë vendin për të qenë të pranishëm në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike në Tokio 2020, të ofrojë edhe destinacione të tjera./ATSH/

Share This Article