Trump shkarkon inspektorin që po hetonte mbi Pompeon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump shkarkoi një hetues të qeverisë, i cili kishte hapur një hetim mbi sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi një i zgjedhur demokrat duke theksuar se bëhej fjalë për një akt potencialisht të paligjshëm.

Departamenti i Shtetit konfirmoi shkarkimin e inspektorit të përgjithshëm, pa dhënë asnjë arsye. Demokrati i zgjedhur Eliot Engel, i cili kryeson Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, deklaroi se kishte mësuar se Linick kishte hapur një hetim për Pompeon.

“Fakti që Linick u pushua nga puna në mes të një hetimi të tillë sugjeron fuqimisht se ky është një veprim i paligjshëm hakmarrës”, shtoi Engel.

Share This Article