51 vota pro/ Shqipëria del nga monitorimi i KiE për të drejtat e njeriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas 29 vitesh në monitorim, Shqipëria ka arritur ditën e sotme të marri votat pro për dalje nga lista e vendeve nën monitorim nga Këshilli Evropian.

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar ditën e sotme me 51 vota pro nga dalja e vendit tonë nga monitorimi i këtij organizmi të rëndësishëm.

Pavarësisht se Shqipëria është anëtarësuar në Këshillin e Evropës në vitin 1995, ajo vit pas viti ka qenë nën monitorim në përmbushjen e detyrimeve dhe angazhimeve që vendoseshin herë pas herë, në respekt të rregullave të aderimit.

Tashmë pas 29 vitesh nga anëtarësimi, Shqipëria nuk do të jetë më një vend në monitorim.

Share This Article