53 të vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet në Indonezi thanë sot se të paktën 53 persona kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe vërshimeve, në rajonin e kryeqytetit, Xhakarta. 

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë, që dyshohet se janë të bllokuar nën baltë. Në dhjetëra qarqe të kësaj zone ka pasur rrëshqitje të dheut, teksa Indonezia po përballet me stuhi shiu që kanë përmbytur lumenjtë.

Moti i keq që po vazhdon, ndërprerja e energjisë elektrike, por edhe terreni i vështirë, po pengojnë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të shpëtuar më shumë persona. Rreth 400 mijë persona raportohet se janë vendosur në strehimore, si pasojë e motit të keq. Sipas meteorologëve, edhe në ditët në vazhdim, Indonezia do të përballet me stuhi shiu.

Share This Article