ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një moment për Mbretin Çarls duke shkundur nga mustaqet e tij birrën Guinness! (video) 23 minutes ago
Britani/ E reja ndërron jetë vetëm dy ditë pas kirurgjisë plastike, çfarë u bë shkak? 27 minutes ago
Putin: Të gatshëm të negociojmë mbi propozimet e vitit 2024, por Kievi nuk pranon diskutime për territoret 45 minutes ago
Incidenti: Tre ushtarë rusë kalojnë kufirin në Estoni, Talin thërret të ngarkuarin me punë për shpjegime 46 minutes ago
Kur dëshira për më shumë fëmijë përplaset me realitetin ekonomik 52 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

553 vjet nga vdekja e Skënderbeut

albnews by albnews
17 January, 2021
in Albania
0
Arnold von Harff: Ja si e fliste Skënderbeu gjuhën shqipe
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sot mbushen plot 553 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, më 17 janarin e vitit 1468 në Lezhë.

Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve.

RelatedPosts

Qeveria synon centralizimin e menaxhimit të ndërtimeve pa leje, të konfiskuara

Vila “No. Red” ose oborri i arkitektëve të qeverisë

Protestuesit e Partisë Mundësia para Kuvendit, për Ballukun

I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim.

Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare.

Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.

Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15 dhe ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm. Mbeti në histori si luftëtar, si gjeneral njeri me principe dhe me ideale. Gjergj Kastrioti ishte personaliteti më i madh politik dhe ushtarak i kohës së tij. U njoh si komandant i të gjitha fiseve Shqiptare dhe mbrojtës i Kristianizmit.

Arriti të ndalonte për 25 vite me radhë përhapjen e hordhive turke në Ballkan pa humbur qoftë edhe një betejë. Me luftën e tij heroike arriti të fitonte admirimin e të gjithë Evropës Kristiane. Në Shqipëri, Skënderbeu është një legjendë, imazhi i vërtetë i një heroi, një gjysmëperëndie që gjithmonë ndodhej në vijën e parë të luftës, që kurrë nuk ngurroi të sakrifikonte jetën e tij për idealet e tij, për ato që ai besonte, për atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një moment për Mbretin Çarls duke shkundur nga mustaqet e tij birrën Guinness! (video)

Një moment për Mbretin Çarls duke shkundur nga mustaqet e tij birrën Guinness! (video)

19 December, 2025
Britani/ E reja ndërron jetë vetëm dy ditë pas kirurgjisë plastike, çfarë u bë shkak?

Britani/ E reja ndërron jetë vetëm dy ditë pas kirurgjisë plastike, çfarë u bë shkak?

19 December, 2025
Putin: Të gatshëm të negociojmë mbi propozimet e vitit 2024, por Kievi nuk pranon diskutime për territoret

Putin: Të gatshëm të negociojmë mbi propozimet e vitit 2024, por Kievi nuk pranon diskutime për territoret

19 December, 2025
Incidenti: Tre ushtarë rusë kalojnë kufirin në Estoni, Talin thërret të ngarkuarin me punë për shpjegime

Incidenti: Tre ushtarë rusë kalojnë kufirin në Estoni, Talin thërret të ngarkuarin me punë për shpjegime

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result