6 të vdekur nga Covid-19 sot në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjashtë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, thonë se edhe 1.549 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej 5.662 mostra të marra për testim.

Më së shumti raste të infektimit gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar në Tiranë, gjithsej 705.

Më tej bëhet e ditur se 23.168 pacientë vazhdojnë të jenë aktivë me COVID19 në këtë vend.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët shtatë janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkaq, gjatë kësaj kohe janë shëruar 1.794 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 227.629.

Shqipëria ka konfirmuar gjithsej 254.126 raste pozitive, prej tyre 227.629 janë shëruar, ndërsa betejën me këtë virus e kanë humbur 3.329 pacientë.

Share This Article