6 viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Japoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 6 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës që kanë ndodhur në rajonet perëndimore dhe jugore të Japonisë.

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, si pasojë e reshjeve pas tajfunëve sezonal reshjet kanë ndikuar negativisht në shumë prefektura të vendit.

Ministria e Tokës, Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit, njoftoi se deri më tani në 17 prefektura kanë ndodhur 62 rrëshqitje të dheut, ndërsa në 9 prefektura dalje të lumenjve nga shtrati.

Në lajmin e agjencisë Kyodo të bazuar në zyrtarët lokalë, në Nagasaki dhe Nagano kanë humbur jetën 6 persona, kurse 4 persona kërkohen.

Ende mbetet vlefshmëria e thirrjes për evakuim të 1.8 milionë personave në mbarë rajonin.

Share This Article