6 vjet pa rrjete sociale, i riu fiton bastin e vendosur me nënën e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një i ri amerikan ia arriti të qëndronte larg rrjeteve sociale për 6 vjet, pas një basti që ai vendosi me nënën e tij kur ishte 12 vjeç.

Sivert Klefsaas, shkruan CNN, pranoi sfidën e nënës së tij Lorna Goldstrand Klefsaas në 2016 se po të qëndronte deri 18 vjeç larg rrjeteve sociale do të fitonte 1800 dollarë.

“Mendova se ishte diçka fantastike. Çfarë janë 6 vjet për mua”, tregon Sivert atë që mendonte në momentin e vendosjes së sfidës.

Më 19 shkurt, ai e përfundoi afatin e sfidës dhe futi në xhep 1800 dollarë.

Nëna e tij, Lorna tregon se për këtë gjë u frymëzua nga një emision në radio ku kishte dëgjuar një nënë që i kishte propozuar vajzës së saj 16-vjeçare të qëndronte 4 vjet larg rrjeteve sociale për 1600 dollarë.

Share This Article