60 tripleta në karrierë, Ronaldo zbavitet ndaj Norwich dhe fiton… 1 milion €

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo vazhdon të dhurojë spektakël dhe të bëjë diferencën. Mosha nuk ka ndonjë rëndësi të madhe për legjendën portugeze, ndërsa golat po. 37-vjeçari shënoi tre herë ndaj Norwich të dielën, duke i dhënë Manchester United tre pikët falë suksesit 3-2.

Kjo ishte tripleta numër 50 me klube dhe e 60-ta në karrierën e jashtëzakonshme të golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit. E para u regjistrua në vitin 2008 ndaj Newcastle, gjithmonë me fanellën e United.

“Ronaldo ishte shumë vendimtar. Nuk ishin aspak të thjeshtë golat që shënoi, ai u tregua thjesht i shkëlqyer”, deklaroi trajneri Rangnick pas ndeshjes, ndërkohë që United vazhdon të jetë në garë për një biletë në Champions League.

Me golat e realizuar ndaj skuadrës së Milot Rashicës, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka siguruar edhe… 1 milion euro! The Sun zbulon klauzolën e veçantë të sulmuesit me “Djajtë e Kuq”.

CR7 është ngjitur në shifrën e 21 golave sezonalë mes kampionatit dhe Champions League. Nga sa mësohet, goleadori do të përfitojë 750 mijë paund për tejkalimin e 20 golave sezonalë.

Jo vetëm kaq, pasi një trigolësh sjell 100 mijë paund të tjera, me një total fitimesh prej 850 mijë paund, ndryshe rreth 1 milion euro shtesë në llogari vetëm falë një ndeshje të vetme.

Share This Article