60-vjetorit të fluturimit të parë të një njeriu në hapësirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia është në prag të festimit të 60-vjetorit të fluturimit të parë të një njeriu në hapësirë.

Në këtë përvjetor, në nder të kozmonautit, Juri Gagarin, vendi nisi të premten një raketë nga kozmodromi i vet në Kazakistan.

Anija kozmike u ankorua në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar nën pilotimin e një komandanti dhe inxhinieri rus, dhe një amerikani nga Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës.

“Në fillim, ne konkurronim me njëri-tjetrin dhe ishte ajo një arsye pse ia dolëm aq me sukses në fluturimet e para me njerëz në hapësirë. Me kalimin e kohës, kuptuam se bashkë mund të arrinim më shumë, ndaj këtë që vazhdojmë sot e shpresojmë edhe në të ardhmen,” – tha inxhinieri i NASA-s, përpara nisjes.

Rusia e feston Ditën e Kozmonautikës më 12 prill, ditë kur në vitin 1961 piloti dhe kozmonauti, Gagarin, fluturoi me anijen Vostok për herë të parë përqark Tokës për 108 minuta.

Ai ishte udhëtimi i tij i vetëm në hapësirë.

Edhe pse vendi ka ambicie për ta zhvilluar më tej programin hapësinor, në dhjetëvjeçarët e fundit, Rusia ka mbetur mbrapa rivalëve, si Amerika, duke i dhënë prioritet shpenzimeve ushtarake, sesa buxhetit për kërkimet hapësinore.

Share This Article