Ish-sulmuesi i Anglisë, Geri Lineker ka dhënë një intervistë për “The Times”, ku ndër të tjera zbuloi sekretin e tij për të qëndruar në formë të mirë edhe pse është 62-vjeç. Prezantuesi i emisionit “Match of the Day”, tha se ndjek dietën “OMAD” (një vakt në ditë).
“Më intereson pamja ime, prandaj kam vendosur të ndjek dietën “OMAD” për të qëndruar në formë të mirë fizike. Më pëlqen vera dhe uiski”, deklaroi ai.
Cila është dieta “OMAD”, ose një vakt në ditë?
Dieta “OMAD”, një vakt në ditë, përqendrohet në premisën që të hahet më pak dhe t’i japësh ushqimit më shumë kohë për t’u tretur, zvogëlon rrezikun e depresionit, problemeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjeve autoimune.
Studimet e publikuara në Kanada sigurojnë që dieta “OMAD”, e cila mbron një dritare agjërimi 23-orëshe, mund të çojë në një humbje të sigurt deri në 13 për qind të peshës. Një studim i vitit 2015 në SHBA arriti në përfundimin se plani i linte njerëzit më pak të prirur për të zhvilluar sëmundje të arterieve koronare dhe diabet.