64% e francezëve kanë opinion negativ për Macron

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rënie e lehtë në indeksin e vlerësimit në muajin nëntor për presidentin francez, Emmanuel Macron me 36% të opinioneve në favot të tij (minus një pikë), ndërsa për kryeministrin Edouard Philippe ka një pikë shtesë duke arritur në kuotën  41%, sipas studimit të kryer nga instituti BVA për ”Orange”, RTL dhe ”LaTribune”.

Pothuaj 64% (+2 pikë) e personave të intervistuar kanë një mendim negativ për kryetarin e shtetit dhe 58% për kryeministrin (-1 pikë).

Për 61%, Macron vepron “sipas momentit”, ndërsa 38% mendojnë se ”ai e di se ku po shkon”.

Të paktën 57% e francezëve besojnë se Macron dhe qeveria nuk do të marrin rezultate pozitive në fund të periudhës 5-vjeçare të qeverisjes, pra në vitin 2022./ATSH/

Share This Article