66 vende i bashkohen nismës për neutralizimin e karbonit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

OKB-ja njoftoi pak para hapjes së një samiti mbi klimën, ku morën pjesë shumë udhëheqës botërorë, se 66 shtete i bashkohen tashmë qëllimit për neutralizimin e karbonit deri në vitin 2050.

“Urgjenca klimatike është një garë që jemi duke e humbur, megjithatë ende mund ta fitojmë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Ndër njoftimet e tjera të OKB-së, 68 vende janë zotuar të rishikojnë zyrtarisht planet e tyre mbi klimën deri në vitin 2020, datë kjo kur 195 nënshkruesit e Marrëveshjes së Parisit priten të ndërmarrin angazhime të reja./ATSH/

Share This Article