Arsenali dhe Chelsea në gjysmëfinale të Ligës së Evropës
Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, pasi edhe sonte e ka mposhtur Napolin.
Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 1-0 dhe rezultat të përgjithshëm 3-0, pasi takimin e parë e ka fituar 2-0.
Chelsea e ka mposhtur Slavia Prague, me rezultat 4-3 dhe rezultat të përgjithshëm 5-3.
Me fitore e ka mbyllur edhe takimin e sotëm Valencia, e cila e ka mposhtur Villarrealin me rezultat 2-0 (5-1).
Kurse takimi më interesant në çerekfinalen e sotme ishte ai mes Eintracht Frankfurt dhe Benfica. Gjermanët arritën që të shënojnë fitore 2-0, i cili rezultat i dërgon në gjysmë finale, pasi ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 4-2 për Benfican, dhe rezultati 4-4 e favorizon Frankfurtin, sepse ka shënuar dy gola si mysafir./KosovaPress/