Një burrë amerikan 69-vjeçar vendosi që përvjetori i tij i 70 i lindjes mos ta gjente më si mashkull.
Phillip Rolli, që tashmë ka ndryshuar edhe emrin duke u quajtur Phillis, thotë se “nuk është kurrë vonë për të qenë i lumtur”.
“E kuptova që 5 vjeç që duhet të isha femër. Por, kur babai më pa një ditë duke veshur fustan, më rrahu dhe më tha që nuk duhet ta bëja më kurrë këtë gjë. Që atë ditë, unë ndrydha ndjenjat e mia”, tregon Phillis.
Pasi u martua dhe lindi dy fëmijë, Phillis tregon se kaloi “vite të errëta” deri në vitin 2022, kur nisi trajtimin me hormone. Tani, Rolli thekson se po “jeton si në ëndërr”.