7 të vdekur nga shkëputja e shkëmbit mbi një ujëvarë në Brazil

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një pjesë e një shkëmbi u shemb mbi varkat, në një liqen brazilian. Tre të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 32 të plagosur pas aksidentit në juglindje të vendit.

Videoja që qarkullon në internet tregon momentin kur një pjesë e shkëmbit shkëputet. Të paktën një nga varkat duket se është mbytur, ndërsa të tjerat kanë arritur të shpëtojnë.

Shembja në orën 11:00 me orën lokale, pasoi ditë me reshje shiu në shtetin Minas Gerais, të cilat i kishin bërë shkëmbinjtë më të ndjeshëm ndaj shembjes, u thanë gazetarëve zyrtarët lokalë të zjarrit.

Tri anije u goditën nga shkëmbi i rënë, u tha gazetarëve toger Pedro Aihara. Nga 32 të plagosurit, nëntë persona ndodhen në spital.

Zhytësit dhe helikopterët po kërkojnë në ujë për ndonjë të mbijetuar.

Njëzet persona u raportuan fillimisht të zhdukur, por nënkoloneli Aihara tha se shumica u llogaritën pas kontrollit të listave të spitaleve.

Share This Article