ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë 45 minutes ago
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani 47 minutes ago
OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin 48 minutes ago
“Nuk kërkojmë falje”/ The Guardian: Tension mes qeverive të Tiranës dhe Londrës 50 minutes ago
Serbi, biografitë kriminale në vijën mbrojtëse të pushtetit 51 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

70 pensionistë punojnë si profesorë në Universitetin e Prishtinës

albnews by albnews
16 January, 2019
in Kosova
0
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Universiteti i Prishtinës po mbushet me “pensionistë” dita-ditës. Përvoja e gjatë si ligjërues dhe mungesa e kuadrove të reja, po u mundëson profesorëve të UP’së, që ta vazhdojnë të dalin para studentëve për të ligjëruar edhe pas moshës 65 vjeçare. Numri i tyre shkon deri në 69. Njohës të arsimit thonë se ata duhet të vazhdojnë të shfrytëzohen për shkak të përvojës, derisa në ORCA thonë se “Hasan Prishtina”, ka nevojë për ripërtëritje të stafit.

Për disa prej profesorëve të Prishtinës, duket se as mosha nuk po bën punë.

Ani pse ka kohë që janë pensionuar, ata vazhdojnë të enden sallave të UP-së, e të dalin para studentëve për të ligjëruar.

RelatedPosts

Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

Dështon qeveria “Konjufca” – I mandatuari i dytë i LVV mori vetëm 56 nga 61 votat e nevojshme   

Robert De Niro do të interpretojë një film për luftën e Kosovës

Përveç pensionit të pleqërisë, të njëjtit marrin edhe pagën prej profesori, ani pse jo të plotë.

Akademik Isa Mustafa është vetëm njëri prej tyre. Ndonëse janë bërë rreth tri vite prej që Mustafa është pensionuar, ai vazhdon të jetë në listën e profesorëve të Fakultetit Ekonomik.

Njëjtë sikur Mustafa, vepron edhe akademiku tjetër i LDK-së, Sabri Hamiti.

Për këta të dy, dhe mbi 60 profesorë të tjerë, nuk po “ia del” të gjejë zëvendësim. Edhe pse të pensionuar, UP’ja ka vendosur që të vazhdojnë të ligjërojnë e të jenë të angazhuar në fakultetet e UP’së, por jo në orar të plotë.

Në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i kanë thënë Gazetës Express se numri i profesorëve të cilët janë në pension e që vazhdojnë të jenë të angazhuar nëpër fakultetet e UP’së shkon deri në 69.

Derisa deklarojnë se arsyet pse ata vazhdojnë të jenë të angazhuar edhe pas pensionimit, janë mungesa e kuadrove të reja dhe përvoja e tyre akademike. Shtojnë se më së shumti profesorë të tillë ka në Fakultetin e Edukimit.

“Mungesa e kuadrove, përvoja e tyre akademike dhe jo vetëm, janë faktorët kyç, si rrjedhojë e të cilëve profesorët që kanë arritur moshën e pensionit, vazhdojnë të ligjërojnë në Universitetin e Prishtinës”, thonë nga rektorati.

Në këtë institucion thonë se bazuar në rregulloret në fuqi, sipas nevojave të fakultetit përkatës, personeli i pensionuar mund të angazhohet në proces mësimor deri në moshën 70 vjeçare.

Deklarojnë se me punësimin e stafit të ri, do të reduktohet nevoja për angazhim të personelit të jashtëm.

“Si menaxhment, konsiderojmë që punësimi i stafit të ri në kuadër të Universitetit, gradualisht do të reduktojë nevojat për angazhim të personelit të jashtëm. Me konkurset për staf të ri në UP, kemi rekrutuar mbi 50 pjesëtarë të rinj të personelit akademik. Por, nevojat për staf vazhdojnë të jenë të pranishme në Universitetin tonë”, thuhet në përgjigjet e Rektoratit drejtuar Gazetës Express.

Por, për njohës të sistemit të arsimit, angazhimi i profesorëve pas pensionimit nuk po shihet si pengesë. Madje, thonë se ata duhet të shfrytëzohen sa më shumë shkaku i përvojës që kanë.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Arsim, Dukagjin Pupovci i ka thënë Gazetës Express se këta profesorë duhet të shfrytëzohen derisa janë në gjendje dhe dëshirojnë të kontribuojnë në jetën akademike.

Por, thotë se kjo nuk duhet të jetë pengesë për pranimin e kuadrove të rinj e të kualifikuar.

“Kuptohet, angazhimi i një profesori të pensionuar nuk duhet të jetë pengesë për pranimin e kuadrit të ri dhe të kualifikuar nëse ka të tillë”, ka thënë Pupovci.
Derisa ka shtuar se për shumë disiplina nuk ka numër të mjaftueshëm të kuadrove të kualifikuara që t’i zëvendësonin profesorët në pension.

“Por, duhet edhe ta kemi parasysh se për shumë disiplina nuk ka numër të mjaftueshëm të kuadrove të kualifikuara që do të mund t’i zëvendësonin ata që janë pensionuar. Kjo është vërejtur tek disa programe të fakulteteve teknike që janë mbyllur pasi janë pensionuar disa profesorë”, ka thënë Pupovci për Express.

E në Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim(ORCA), thonë se angazhimi i stafit akademik edhe pas pensionimit është kthyer në traditë në disa fakultete të caktuara.
Deklarojnë se mbajtja e personave të caktuar si staf akademik, i kushton cilësisë së mësimdhënies dhe studimeve në UP.

“Në përgjithësi në UP ekziston një traditë në fakultete të caktuara, që stafin akademik që del në pension ta angazhojnë me automatizëm edhe 5 vjet pas pensionimit. Për ta bërë këtë përdoret një klauzole e cila lejon ketë lloj angazhimi në fushat e studimit kur ka mungesë të kuadrove”, thonë në këtë organizatë.

Edhe në ORCA thonë se UP’ja ka nevojë për ripërtritje të stafit.

“UP ka mungesë te theksuar të stafit akademik dhe se ka nevoje për një strategji të ripërtëritjes së stafit, e jo mbajtjes së personave të caktuar si staf akademik duke u shndërruar në skemë sociale, e cila i kushton cilësisë së mësimdhënies dhe studimeve në UP”, thuhet në përgjigjet e ORCA’së.

Ndryshe, për angazhimin e profesorëve në pension, kishte folur ditë më parë edhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Ahmet Shala.

Shala i kishte thënë Gazetës Express se angazhimi i tyre është i rregulluar në nivel të Universitetit të Prishtinës, dhe se angazhimi i tyre mund të bëhet nëse Fakulteti apo Departamenti e sheh të arsyeshme.

Kishte thënë se ata paguhen vetëm për orët e mbajtura, përkatësisht 25 euro për orë.
“Bazuar në Rregulloret në fuqi, profesorët në pension 65-70 vjeç, mund të angazhohen në mësimdhënie nëse Fakulteti/Departamenti e sheh të arsyeshme dhe të nevojshme. Profesorët kompensohen/paguhen vetëm për orët e mbajtura (25 euro për ore, bruto)”, kishte thënë Shala.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

20 November, 2025
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

20 November, 2025
OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin

OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin

20 November, 2025
“Nuk kërkojmë falje”/ The Guardian: Tension mes qeverive të Tiranës dhe Londrës

“Nuk kërkojmë falje”/ The Guardian: Tension mes qeverive të Tiranës dhe Londrës

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result