71-vjeçari ende s’e ka marrë vesh që është zgjedhur kryetar bashkie, pasi është në gjendje kome

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Maguito Vilela u zgjodh kryetar bashkie i Goiânia në zgjedhjet e mbajtura në Brazil të dielën me 52.6% të votave, por ende nuk e ka marrë vesh rezultatin pasi që prej 15 nëntorit ndodhet në gjendje kome.

Vilela, 71-vjeçar po trajtohej kundër Covid-19 që prej muajit të kaluar.

Ai shfaqi simptoma të lehta në datë 20 tetor.

Ai u intubua në datë 30 tetor dhe qëndroi në atë gjendje për të paktën 8 ditë dhe më pas u zgjua me vështirësi në frymëmarrje dhe situata e tij shëndetësore u përkeqësua sërish.

Në muajin gusht ai humbi prej Covid-19 edhe dy motrat e tij të cilat ndërruan jetë brenda 10 ditësh.

Share This Article