71-vjeçari godet me kamion të pastrehët, 3 të vdekur e 6 të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën tre të pastrehë kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë u plagosën pasi u goditën nga një automjet që i shkeli në një trotuar në qendër të qytetit të San Diegos.

Drejtuesi 71 vjeçar i automjetit, një kamion Volvo, u përpoq t’u jepte ndihmë dhe u identifikua tek oficerët.

Ai është ndaluar dhe po hetohet për ngjarjen ndërsa ishte i dëmtuar, tha shefi i policisë David Nisleit në një konferencë shtypi, raporton cnn.

Shoferi ishte bashkëpunues dhe nuk u përpoq të largohej nga zona, tha shefi. Shefi i zjarrfikësve tha se tre persona vdiqën në vendin e ngjarjes gjersa të paktën dy persona që u dërguan në spital ishin në gjendje kritike.

Ndryshe, ngjarja ndodhi kryesisht në një tunel në qendër të qytetit nën një nënkalim ku Nisleit thotë se shumë njerëz po kërkonin strehim nga shiu.

Share This Article