71 vjetori i ndarjes nga jeta të gjeniut të kombit Mit’hat Frashëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

71 vite më parë, më 3 tetor 1949 u nda nga jeta Mit’hat Frashëri, i biri i të mirënjohurit Abdyl Frashëri.

Ai lindi më 25 mars 1880, në Janinë. Gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij u shqua si patriot i flaktë, politikan i zellshëm, administrator i drejtë, publicist penë mprehtë, botues skrupuloz, bibliofil.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prej shumë shkrimeve që la pas, ka shkëputur dy fjali ende të rëndësishme për shqiptarët sot dhe nesër:

“Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufijve në Ballkan” (pjesë e promemories së tij drejtuar konferencës së posaçme që parapriu krijimin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene) dhe “Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.”

Mit’hat Frashëri ishte publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Eshtrat e rilindasit, shkrimtarit dhe patriotit të madh prehen në Shqipëri që prej 14 nëntorit 2018, pikërisht në javën e përkujtimit të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, që u drejtua prej tij./ATSH/

Share This Article