• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, July 4, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
74 vjet nga vrasja e Shaban Polluzhës

74 vjet nga vrasja e Shaban Polluzhës

by albnews
21 February, 2019
in Kosova
0
1
VIEWS

Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës vritet Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur të zonës së Drenicës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shaban Polluzha rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike mesatare. Shabani nuk ishte i arsimuar, por si i ri u inkuadrua në jetën politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuese.

U përball me bullgarë e austriak gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe me regjimin e Jugosllavie borgjeze. Gjatë mbretërisë jugosllave ishte i inkuadruar në jetën politike, kryetar e deputet. Shpesh konfrontohej me qarqet e regjimit antipopullorë dhe për një kohë u detyrua të kalojë në ilegalitet në Shqipëri.

Gjatë luftës se Dyte Botërore ishte komandant i një pjesë të frontit në Mal të Zi,KollashindheSanxhaku i Tregut të Ri, ku u dallua për organizim e strategji. Ishte anëtar i Këshillit të Islihatit (gjyqit paqetues) dhe me propozimin e Miftar Bajraktarit e emërojnë kryetar te Islihatit në Drenicë. Shaban Polluzha kishte edhe taktike politike.

Ai me strategji politike kishte bërë njëfarë lidhje formale dhe mashtruese me qarqet komuniste, por në realitet ai asnjëherë këtë ideologji nuk e pranoi si ideologji qe do të zgjidhte çështjen shqiptare. Për këtë paria dhe këshilli organizativ i Kuvendit të Skenderajt e propozuan për komandant të Brigadës së Drenicës. Dihet mirëfilli se pas kapitullimit të Italisë fashiste (shtator 1943) Shtabi Suprem i UNÇJ-së shtoi aktivitetin e vet ushtarak, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare dhe deri në nëntor 1944(por edhe më herët) në këto hapësira, u formuan njësite të shumta të “UNÇJ-së”, duke filluar nga çetat, aradhet, batalionet e deri në brigada. 

Këto formacione partizane edhe pse u formuan në truallin shqiptar nuk u formuan për të mirën e shqiptarëve. Në gjysmën e dytë të vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse…)përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Titoja do t´i shfrytëzojë këto rrethana, për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare 1 dhe ripushtimin e Kosovës… Për t´i realizuar më lehtë synimet e saj ,udhëheqja jugosllave, në fillim të janarit 1945 urdhëron mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi.

Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqendruar në Drenicë, ”Shtabi Operativ i Kosmetit”,urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, për t´u bashkuar me Brigadën VII, e cila po marshonte për Serbi.

Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtrisë jugosllave, mirëpo pas dështimit të nënshtrimit të Shaban Polluzhës më 25 janar nisin operacionet ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin e Brigadës së tij.

Në këto operacione antishqiptare morën pjesë divizionet 24, 26, 44, 46, 52 të Serbisë. Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë, grupi i brigadave të Malit të Zi (brigada e I e Bokës dhe brigada e VI) 2 dhe repartet speciale të OZN-s të drejtuara nga Spasoje Gjakoviq. Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë…, më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B. Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Këtë vendim Titoja e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd, në një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviqin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin. Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t´i kalojë një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atë gjyqësor.

Kjo makineri ushtarake në Kosovë duke i marrë të gjitha masat gjoja për “spastrimin” e terrenit nga “mbeturinat e fashizmit” dhe “kundërrevolucionarët” vrau e masakroi pamëshirë mijëra shqiptarë gjithandej Kosovës. Në këtë fushatë të egër ushtarake më 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicës, pas vrasjes së tribunëve popullorë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në kullat e Dvoranëve në Tërstenik.

Shaban Polluzha në vitin 2009 është dekoruar me medaljen “Heroi i Kosovës” nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu. Kurse, sot mbahet një Akademi Përkujtimore për heroin dhe komandantin Shaban Polluzha dhe luftën e tij çlirimtare për Kosovën dhe trojet shqiptare.

Previous Post

117 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Next Post

Protesta e opozitës në Tiranë (Live)

albnews

albnews

Related Posts

Morinë-Vërmicë, superdogana e Shqipërisë dhe Kosovës. 3 mln udhëtarë në vetëm 5 muaj
Albania

Morinë-Vërmicë, superdogana e Shqipërisë dhe Kosovës. 3 mln udhëtarë në vetëm 5 muaj

4 July, 2025
Osmani-SHBA-ve: Nga populli më pro-amerikan në botë, gëzuar 4 korrikun!
Kosova

Osmani-SHBA-ve: Nga populli më pro-amerikan në botë, gëzuar 4 korrikun!

4 July, 2025
Ndodh para Kuvendit të Kosovës, katër gomerë në shenjë proteste
Kosova

Ndodh para Kuvendit të Kosovës, katër gomerë në shenjë proteste

3 July, 2025
Next Post
Protesta e opozitës në Tiranë (Live)

Protesta e opozitës në Tiranë (Live)

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Debati për emigrantët në Britani, Artan Hoxha: Punëtorët e “shtëpive të barit” rekrutohen në fshatra! Ja si shmangin gjurmimin

Debati për emigrantët në Britani, Artan Hoxha: Punëtorët e “shtëpive të barit” rekrutohen në fshatra! Ja si shmangin gjurmimin

4 July, 2025
Wimbledon pranon të thyejë rregullin shekullor për të nderuar Diogo Jota-n

Wimbledon pranon të thyejë rregullin shekullor për të nderuar Diogo Jota-n

4 July, 2025
Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

4 July, 2025
Andi Bushati: Zegjineja, një bibë e pilotuar nga Rama! Pashë një skenë të llahtarshme në Bashkinë e Vlorës

Andi Bushati: Zegjineja, një bibë e pilotuar nga Rama! Pashë një skenë të llahtarshme në Bashkinë e Vlorës

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5063 shares
    Share 2025 Tweet 1266
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2539 shares
    Share 1016 Tweet 635
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1948 shares
    Share 779 Tweet 487
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1860 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1718 shares
    Share 687 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM