77% e popullsisë në Itali marrin dozën e dytë të vaksinës antiCOVD-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italia, një ndër vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit është duke e rimarrë veten pak nga pak dhe po i rikthehet normalitetit me hapa të vegjël, kjo dhe falë procesit të vaksinimit.

Shifrat zyrtare bëjnë me dije se deri tani në Itali janë aplikuar 83.383.557 doza vaksinë, ndërsa 77,08% e popullsisë mbi 12 vjeç (41.629.180 persona), i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Italianët që kanë marrë një dozë janë 44.621.736 ose 82,6% e popullsisë ndërsa 26,900 persona janë vaksinuar tashmë për herë të tretë, shkruan A2.

Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan mbi 4000 raste të reja me koronavirus dhe 63 viktima.

Share This Article