79 vjet nga vdekja e Edith Durham, studiuesja e cila tregoi interes të veçantë për kulturën dhe traditën shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Etnografe dhe publiciste angleze, studiuese e popujve të Ballkanit dhe mike e shqiptarëve.

Në fund të shekullit të XIX , Edit Durham kaloi disa vite duke udhëtuar në Ballkan. Një nga vendet, të cilat ajo vizitoi ishte dhe Shqipëria. Ajo tregoi një interes të veçantë për kulturën e traditën shqiptare, si dhe duke u fokusuar në çështjen shqiptare. Ajo shkruajti disa libra rreth Ballkanit dhe për Shqipërinë, nga të cilët “High Albania” (Shqipëria e Epërme), ku paraqet mjaft të dhëna etnografike mbi Shqipërinë e asaj kohe.

Një nga veprat e saj është gjithashtu edhe “Brenga e Ballkanit”, ku na jep një pasqyrë të gjerë për Shqipërinë dhe shqiptarët, doket dhe zakonet e tyre.

Edit Durham mbrojti të drejtat dhe interesat e shqiptarëve, duke mbështetur pavarësinë e Shqipërisë, si dhe pranimin e saj në Lidhjen e Kombeve. / 

Share This Article