8 Dhjetor, Begaj: Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar sot 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, një moment historik që shënoi fillimin e rrugëtimit demokratik dhe europian të Shqipërisë.

Në mesazhin e tij, Begaj rikujtoi thirrjen e studentëve idealistë në rrugët e Tiranës “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”, duke theksuar se guximi dhe iniciativa e rinisë së asaj kohe hodhën hapin e parë drejt vendosjes së pluralizmit politik dhe lirisë.

Sipas Begajt, çdo hap që Shqipëria ka hedhur në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian është një mënyrë për të nderuar guximin dhe sakrificat e studentëve të Dhjetorit ’90, të cilët sfiduan regjimin diktatorial dhe rrëzuan “perden e hekurt” që ndante vendin nga Evropa.

“Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”.

Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane.

Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa”, shkruan Begaj.

Ky përvjetor është një rast për të kujtuar se liria dhe demokracia janë arritje të rinisë dhe angazhimit qytetar, dhe se e ardhmja e vendit lidhet me respektimin dhe vazhdimin e këtyre vlerave.

Share This Article