8 ekipet më të mira të Europës, italianët rikthehen fuqishëm në Champions,

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Napoli dhe Reali i Madridit ishin dy skuadrat e fundit të cilat arritën të marrin biletën e çerekfinaleve të Champions League duke e plotësuar këtë fazë me 8 ekipet më të mira të Europës.

Pas viteve të tëra të krizës, këtë sezon befasia e madhe ka ardhur nga Italia, e cila është rikthyer në këtë fazë me 3 skuadra, Milani, Interi dhe Napoli, më shumë se çdo shtet tjetër.

Megjithatë, superfuqitë e Europës dhe pretendentet më të kuotuara të këtij sezoni janë ende në garë, Real Madrid, Manchester City dhe Bayern Munich, ndërsa në këtë fazë janë kualifikuar edhe Chelsea dhe Benfica.

Ndërkohë, shorti i çerekfinaleve do të hidhet ditën e premte në orë 12:00.

Share This Article