8 me 1 në raport me ukrainasit/ ‘Rusët po arratisen si vrapues olimpikë’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat ukrainase i tejkalojnë rusët në një raport 8 me 1 në kundërsulmin që ka nisur në rajonin e Kharkivit.

Kështu tha zyrtari më i lartë i vendosur nga rusët në këtë rajon.

Vitaly Ganchev i tha medieve ruse se ushtria ukrainase i ka rimarrë fshatrat në veri dhe ka thyer drejt kufirit me Rusinë.

Ukraina pretendon se ka rifituar më shumë se 3 mijë metër katror territor. Vetëm në 24 orët e fundit, ushtria ukrainase thotë se ka çliruar 20 fshatra.

Zyrtarët britanikë të mbrojtjes thonë se ky sukses i kundërofensivës ukrainase do ketë ndikim të rëndësishëm në të gjithë planin operacional të Rusisë.

Kurse komandanti ukrainas, Petro Kuzyk tha se kundërofensiva e tyre kishte kohë që përgatitej.

Trupat ruse po largohen në panik, duke lënë pas tanke, armatime dhe deri te veshjet e përditshme.

“Ne shpresonim për sukses, por nuk e prisnim një sjellje të tillë frikacake,” tha Kuzyk. “Ata po braktisin tanket dhe pajisjet e tyre dhe po marrin edhe biçikleta për të shpëtuar. Fakti që ushtria ruse është plotësisht e degraduar, na e ka bërë më të lehtë punën: ata po arratisen si vrapues olimpikë’.

Share This Article