Danimarka do të mbështetet nga rreth 8 mijë tifozë në stadiumin “Wembley” për takimin gjysmëfinal të Euro 2020 të 7 Korrikut kundër Anglisë.
Federatës daneze të futbollit iu dhanë si fillim 6500 bileta, që t’u shiten tifozëve që aktualisht jetojnë në Britani.
Biletat u blenë menjëherë, ndërsa UEFA vendosi që t’i jepte edhe 1400 të tjera federatës daneze pas kërkesës së bërë.
Për gjysmëfinalet do të lejohen deri në 60 mijë tifozë në stadiumin e famshëm londinez. Pjesa më e madhe e biletave do të blihen nga tifozët anglezë, që besojnë se kombëtarja e tyre do të triumfojë në Euro 2020.
Tifozët danezë nuk mund të udhëtojnë drejt Londrës për shkak të masave anti-Covid të vendosura nga autoritetet britanike. Situata në ishull është përkeqësuar, pasi ka një rritje të infektimeve me variantin Delta.