8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Peter Reynolds, 80 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Barbie, 76 vjeçe, që jetuan për dy dekada në Afganistan, u liruan më në fund pas pothuajse 8 muajsh burgosjeje nga talibanët duke u ribashkuar me vajzën e tyre, Sarah Entwistle.

Siç shkruan BBC, çifti fitoi lirinë pas ndërmjetësimit të Katarit dhe më pas mbërriti në Doha, ku takuan vajzën e tyre. Pas kontrolleve mjekësore, ata do të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar, megjithëse shtëpia e tyre për një kohë të gjatë ishte në provincën Bamiyan të Afganistanit.

Talibanët pretendonin se çifti kishte shkelur ligjet afgane dhe u lirua pas procedurave gjyqësore, por nuk ka dhënë shpjegime të mëtejshme mbi arsyen e mbajtjes së tyre. Në Doha, skena ishte tejet emocionale me përqafime të gjata e me lot në sy.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e cilësoi këtë moment një “çlirim të pritur me padurim” dhe vuri në dukje rëndësinë e rolit të Katarit dhe të Amir Sheikh Tamim bin Hamad al Thani. Ministri për Lindjen e Mesme, Hamish Falconer, tha se Mbretëria e Bashkuar kishte punuar intensivisht për lirimin e çiftit dhe falënderoi Katarin për rolin kyç në këtë çështje.

Peter dhe Barbie Reynolds, dita e dasmës në Kabul, 1970

Familja ka njoftuar se gjatë burgosjes së tyre, shëndeti i çiftit u përkeqësua ndjeshëm. Peter Reynolds kishte pësuar konvulsione serioze, ndërsa Barbie Reynolds vuante nga anemia dhe kequshqyerja.

Gjatë negociatave të fundit, zyrtarët katarezë u siguronin medikamente, qasje tek mjeku dhe mundësi për t’u komunikuar me familjen.

Peter dhe Barbie Reynolds u martuan në Kabul në vitin 1970 dhe për 18 vitet e fundit kanë drejtuar një program trajnimor humanitar të miratuar nga autoritetet lokale talibane. Ata ishin vendosur të qëndronin në Afganistan edhe pas rikthimit në pushtet të grupit në 2021, ndërsa shumë të huaj të tjerë largoheshin.

Share This Article