8 të vdekur e 449 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 raste të vdekjes dhe 449 raste të reja me COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë kryer 3012 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 449 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,349 që nga fillimi i epidemisë ndërkaq janë kryer 2900 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 62,248 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Share This Article