• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
80 vjet nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore

80 vjet nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore

by albnews
1 September, 2019
in Bota
0
3
VIEWS

Më 1 shtator 1939 avionët ushtarakë gjermanë shkatërruan qytetin e vogël polak, Vielun. Bombardimi i Vielunit shënoi jo vetëm fillimin, por edhe krimin e parë të Luftës së Dytë Botërore.

“Nga gjumi më zgjuan sirenat e alarmit. Në fillim nuk e dija, se çfarë po ndodhte. U ngrita nga shtrati dhe i pashë prindërit në ballkon. Nëna i tha babait, se ndoshta është një test alarmi. Edhe babai mendonte kështu dhe ishte i habitur, që kjo bëhej në orët e para të mëngjesit”, rrëfen Jan Tyszler, lindur në vitin 1933 në bisedë me Deutsche Wellen. Në të  vërtet ranë bombat në Vielun – bombat e para të Luftës së Dytë Botërore.

Një sulm i papritur

Jan Tyszler kujton, se që në fund të gushtit 1939 “lufta ndjehej në ajër” dhe se gjithmonë flitej për të. Por askush nuk e kishte menduar, se qyteti i tij Vielun do të bëhej objekt sulmi i aviacionit ushtarak gjerman.

Vielun, më shumë se 200 kilometra në jugperëndim të Varshavës është sot një qytet i qarkut. Në vitin 1939 ai ndodhej vetëm 20 kilometra larg kufirit gjerman. Nga ana strategjike nuk kishte asnjë rëndësi. Ky qytet nuk ishte as pikëlidhje rrugësh, nuk kishte urë, që duhej mbrojtur. Për këtë arsye ishin stacionuar shumë pak ushtarë polakë.

Krimet e para të luftës

“Që me bombat e para ne shkuam shpejt në ofiçinën në anë të shtëpisë, ku babai punonte si mekanik . Aty qëndruam në gropën, mbi të cilën kalonin makinat për kontroll. Dridheshim nga frika. Pasdite ishim të vetmit me shtëpinë ende të parrënuar. Të g jitha ndërtesat ishin shkatërruar.”

Familja e Jan Tyszlerit, si shumë familje të tjera e braktisi qytetin po atë ditë. kur Vehrmahti hyri në qytet gjeti vetëm disa qindra banorë. Sulmi kundër Vielinut me 87 bombardues u urdhërua nga Wolfram von Richthofen. Në prill 1937 ai ishte kreu i shtabit të Legjonit Condor, përgjegjës për shkatërrimin e qytetit bask Guernica, ku mijëra civilë humbën jetën. Taktikën e atëhershme të luftës me bombardime në stil të gjerë, një taktikë që pranonte edhe çmimin e vrasjes së civilëve si pjesë e luftës, von Richthofen mund ta ritestonte në Vielun. Pa humbje për vete, sepse nuk llogaritej me rezistencë të qytetit ende në gjumë, e ku kishte shumë pak forca ushtarake.

Bombardimi i Vielunit shënoi krimin e parë të Luftës së Dytë Botërore. Në disa sulme ajrore nga ora 4:35 e mëngjesit deri në orën 14:00 pasdite qyteti u shkatërrua 70%.

Provokime para luftës

Sulmit ndaj Polonisë i paraprinë disa aksione të trilluara, me të cilën makineria e propagandës së Rajhut të III kërkonte të justifikonte sulmin. Një nga provokimet më të njohura ishte sulmi kundër transmentuesit gjerman, Glajvitc (Gleiwitz) në afëri të kufirit polak. Në pasditen e 31gushtit 1939 disa anëtarë të SS-ve erdhën në civil, por të armatosur për të transmentuar prej aty thirrjen për gjoja kryengritjen e polakëve që jetonin në Rajhun e III. Disa media të tjera gjermane raportuan për rebelët polakë në tokën gjermane, që me gjasë merrnin mbështetje edhe nga ushtria polake. Kështu Hitleri duke inskenuar gjermanët si viktima përpiqej të mobilizonte ushtarët e tij.

Sulmi në Vesterplate

Dhjetë minuta pas sulmit në Vielun pasoi bombardimi i Vesterplate, në afërsi të Gdanskut. Në këtë qytet gjermanët dhe polakët kishin një marrëdhënie të tensionuar. Gdansku i banuar kryesisht nga gjermanë, në Marrëveshjen e Versajës pas Luftës së Parë Botërore u deklarua qytet i lirë, jo më nën kontrollin e Rajhut. Porti, dogana dhe hekurudha ndodheshin në administrimin polak dhe pranë Balltikut, Polonia kishte stacionuar kazerma ushtarake dhe ushtrinë.

Më 1 shtator 1939, gjermanët sulmuan kazermën me municion. Sulmet kundër Gdanskut zgjatën afër një javë. Në një kohë që viktimat nga pala gjermane llogariten afër 3.400 vetë, nga pala polake flitet për 15 të vrarë. Në Poloni mbrojtja e Vesterplate para fuqisë së padiskutueshme ushtarake gjermane shihet si simboli i heroizmit polak. Prej dekadash fëmijët polakë mësojnë, se oficerët gjermanë kanë salutuar ushtarët polakë në nderim të luftës së tyre të guximshme, kur ata duhej të largoheshin të kapitulluar.

Kujtesa për Vielunin

Gdansk dhe Vesterplatte shihen ende sot si simbole të fillimit të luftës. Në jubiletë përkujtimorë qeverisja e partisë PiS nuk harron të zbatojë politikat e saj aktuale. Që këtë vit si presidenti polak ashtu edhe qeveria nuk udhëtojnë në Gdansk në orët e para të mëngjesit, por në Vielun, ku për herë të parë është ftuar edhe presidenti gjerman, Steinmeier nuk është rezultat i ndonjë zbulimi të ri historisë.

Gdansk është një nga bastionet e fundit të opozitës në Poloni, ceremonitë përkujtimore aty përcaktohen shumë nga zërat e opozitës polake. Vesterplate është po ashtu një temë grindjeje mes PiS dhe opozitës liberale, që kryeson bashkinë. Kjo sepse PiS pjesën historike e ka integruar në Musuen e Gdanskut për Luftën e Dytë Botërore, e me këtë e ka kthyer në instrument të luftës së saj për ndërgjegjen historike të polakëve.

“Me siguri është më e lehtë të flasësh për ceremonitë përkujtimore me dikë, që është më i hapur ndaj qendrave të pushtetit në Poloni, se me persona që janë më pak të afruar”, tha zëdhënësi i presidentit në pranverën e këtij viti, kur u mor vendimi që hapja e ceremonive përkujtimore të zhvendosej në Vielun. Me këtë ai indirekt përmend edhe atmosferën në qytetin Gdansk. Qytetarët aty janë ende nën shok pas vrasjes së kryetarit të bashkisë, Pavel Adamovicz.

Çdo vit në orët e para të mëngjesit të 1 shtatorit qytetarët e Vielunit zgjohen nga sirenat e alarmit, që kujtojnë sulmin e Gjermanisë naziste para 80 vjetësh. Jan Tyszler që ishte atëherë 6 vjeç, vjen çdo vit në Vielun. “Dëshira ime është që gjithmonë të dëgjojmë sirenat simbolike dhe kurrë më të vërtetat”, thotë 86 vjeçari. Vizitën e presidentit gjerman, Steinmeier në Vielun ai e sheh si një gjest që duhej bërë prej kohësh.

Previous Post

Kur shkrimtari flet me zërin e të mbijetuarve të luftës

Next Post

Eskalon lufta tregtare SHBA-Kinë

albnews

albnews

Related Posts

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane
Bota

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane

13 May, 2025
SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë
Bota

SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

13 May, 2025
Gjermania arreston 4 udhëheqës të grupit ekstremit të djathtë “Mbretëria e Gjermanisë”
Bota

Gjermania arreston 4 udhëheqës të grupit ekstremit të djathtë “Mbretëria e Gjermanisë”

13 May, 2025
Next Post
Eskalon lufta tregtare SHBA-Kinë

Eskalon lufta tregtare SHBA-Kinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4693 shares
    Share 1877 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2390 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM