800 marinsa amerikane mbërrijnë nesër në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi 800 trupa ushtarake amerikane do të mbërrijnë ditën e hënë, më 26 prill në Shqipëri, në kuadër të stërvitjes ushtarake “Defender 21”.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruan në një postim në Twitter se mijëra trupa të tjerë do të pasojnë për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

Përditësim për # Defender21: Deri të hënën, do të ketë më shumë se 800 trupa ushtarakë amerikanë në Shqipëri, pasuar me mijëra të tjerë për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. #Ne jemiNATO #KrahPerKrah”, shkruan Yuri Kim.

Stërvitja “Defender21″ do të zhvillohet nga 1 maj- 14 qershor të këtij viti dhe do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi.

Share This Article