816000 italianë, shumica të rinj, kanë emigruar gjatë 10 viteve të fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 816000 italianë janë transferuar jashtë vendit këto 10 vitet e fundit, më shumë se 73% e të cilëve janë të moshës mbi 25 vjeç.

”Mes tyre, rreth tre e katërta kanë një nivel arsimimi të mesëm dhe të lartë”, sipas raportit të ISTAT mbi migracionin.

Numri i të ardhurve nga kontinenti afrikan në Itali në 2018 është ulur me 17%.

Fenomeni i zhvendosjes në kërkim të një pune nga jugu drejt veriut dhe pjesës qendrore të Italisë është në rritje të lehtë.

Sipas raportit të ISTAT mbi regjistrimin e popullsisë rezidente, në vitin 2018, ka më shumë se 117 000 lëvizje nga jugu dhe ishujt që kanë si destinacion rajonin e pjesës qendrore dhe veriore (+ 7% në raport me 2017).

Nga këto eksode vuajnë kryesisht Siçilia dhe Kampania, që kanë humbur në vitin 2018 më shumë se 8 500 residentë të diplomuar, me moshë mesatare 25 vjeç./ATSH/

Share This Article