“Prandaj kemi një objektiv për të arritur. Ndoshta më i rëndësishmi i historisë. Sepse do të jetë ai i fitores. Dhe mënyrën si fitohet e dimë: duhet të respektojmë 100 përqind rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Duhet ta bëjmë absolutisht. Përndryshe, ju djem dhe vajza që grumbulloheni, as nuk e keni idenë për atë që mund të ndodhë. Por unë kam besim tek ju!”
Adriano Celentano ka botuar sot në faqet e tij në Instagram dhe Facebook «L’inessistante», një video e cila u drejtohet atyre të rinjve që nuk respektojnë rregullat e distancimit social, dhe ku, falenderon edhe një herë mjekët që na kanë mbajtur për dore deri këtu.
“Hej vajza dhe djem, unë mendoj se është koha për të ecur përpara! Unë u drejtohem mbi të gjitha të rinjve. Ata që të ri kanë vetëm fizikun, por për pjesën tjetër: janë shumë të moshuar për karakterin tim
Duhet të më falni – vazhdon Çelentano – por është diçka që unë gjithmonë e kam menduar që kur isha i ri fizikisht, si ju. Sot jam 82 vjeç vjet dhe për moshën që kam, duhet të më mbani në krahë dhe të më përkëdhelni siç bëhet me vogëlushët, sepse vetëm duke përkëdhelur mua, do të arrini të hidhni tutje idiotësitë që thonë mohuesit. Dhe nuk e kam fjalën vetëm për ata që në mënyrë kriminale mohojnë shfarosjen e hebrenjve nga nazizmi, aq më pak u referohem debateve mediko-televizive. Shyqyr që kemi mjekët, nëse nuk do të ishin ata që të na mbanin për dore në këtë rrugëtim dramatik, do të ishim edhe më rrugëhumbur se sa ata… ata të rinjtë”.
“Pra, mohuesit e vërtetë janë “ata të rinj” që pa maska, për të shfaqur një provë force, që është pak të thuash e pamend, mblidheni në grupe të rrezikshme pa minimumin e distancimit social, duke marrë dhe nxjerrë frymë mbi njëri tjetrin… dhe këtë e quani kurajë?
Jo. Kjo është marrëzi masive. Sigurisht, nuk duhet të na kapë paniku, siç thonë me të drejtë mjekët, duhet të dalim nga shtëpia dhe të takohemi, të mbajmë shoqërinë, të mos ndalemi së studiuari, së punuari, së bëri gjithçka sikur virusi të mos ishte, sepse nëse ekonomia shembet, nuk do të vdesim nga virusi, por edhe nga uria”.
Dhe në fund, konkluzioni i Çelentanos:
“Prandaj kemi një objektiv për të arritur. Ndoshta më i rëndësishmi i historisë. Sepse do të jetë ai i fitores. Dhe mënyrën si fitohet e dimë: duhet të respektojmë 100 përqind rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Duhet ta bëjmë absolutisht. Përndryshe, ju djem dhe vajza që grumbulloheni, as nuk e keni idenë për atë që mund të ndodhë. Por unë kam besim tek ju!” / Bota.al